15:06 / E Martë, 19 Janar 2021 / k.v

COVID-19 ka sfiduar familjet dhe bizneset në Kosovë në shumë mënyra

UNDP-ja, së bashku me UN Women-in dhe UNFPA-në, zhvilluan vlerësimin e dytë të Ndikimit Social-Ekonomik (SEIA) në nëntor 2020, si vazhdim të vlerësimit te parë që u zhvillua në maj 2020, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në ekonominë familjare dhe bizneset në Kosovë, .

SEIA 2 edhe më shumë përforcon gjetjet mbi implikimet socio-ekonomike të COVIDIt-19 krahasuar me vlerësimin e parë, duke përfshirë rritjen e papunësisë, përkeqësim të varfërisë, humbje të vazhdueshme të të ardhurave, pasiguri në punë, vonesën në arsim, rritjen e dhunës në familje, vështirësi në qasje në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhuese dhe ngecje rreth progresit drejt barazisë gjinore. Ky vlerësim zbuloi se COVIDI-19 ka efekte gjinore, me ndikime të mëdha te gratë sesa te burrat.

“Në mes të kësaj pandemie, e cila ka prekur kaq shumë popullin e Kosovës dhe në të vërtetë të gjithë botën, unë jam krenare, që ne si familje e Kombeve të Bashkuara po bashkohemi për të ofruar mjete që na lejojnë të gjithëve të kuptojmë më mirë ndikimin e gjerë të kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe çfarë lloj hapash mund të kërkohen për ta adresuar atë. Duke sjell së bashku kompetencat e përbashkëta të familjes së sonë, ky vlerësim na lejon të bëjmë krahasime të rëndësishme se si sfidat kanë ndryshuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke mundësuar institucionet që të zhvillojnë përgjigje të përshtatshme të politikave të integruara dhe asistencë që targeton ata që janë ndikuar veçanërisht nga kriza”, theksoi Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për Kosovën.

“Rezultatet e SEIA-s 2 na lejojnë të shohim se si kanë evoluar kriza e COVIDIT gjatë një periudhe tetë muajshe. Për derisa pandemia filloi si një krizë shëndetësore, ajo shpejt u shndërrua në një krizë shumëdimensionale me implikime të mëdha socio-ekonomike, duke goditur më shumë ata që tashmë janë në situata të rënduara ekonomike. Kuptimi më i mirë i ndikimeve të krizës lejon të krijohen masa më të mira të rikuperimit. Të dhënat vihen në dispozicion përmes platformës ndërvepruese për analiza të mëtejshme dhe si një bazë për planifikimin”, tha Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme për UNDP në Kosovë.

Humbjet e vendeve të punës janë rritur. Në nëntor 2020, 11% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendet e tyre të punës, krahasuar me 8% në maj. Shumica e atyre që kishin humbur punën e tyre nuk morën mbështetje financiare ose ndonjë lloj përfitimi nga institucionet ose komunat. Duhet të theksohet gjithashtu se 89% e atyre që kërkonin punë para COVIDIT-19 mbetën ende të papunë në nëntor 2020. Në nëntor 2020, 89% e të anketuarve ishin kthyer në punë në ambientet e tyre të punës.

Për deri sa gratë tashmë ishin duke bërë pjesën më të madhe të punës-kujdesit të papaguar para fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e këtij vlerësimi kanë treguar se kriza dhe masat kufizuese kanë rezultuar në një rritje dramatike të kësaj barre. Të dhënat zbuluan se përqindja e punës së papaguar u rrit për gratë, pasi ato kishin më shumë gjasa të kishin kaluar më shumë kohë në pastrim (24%) dhe gatim (18%) krahasuar me burrat (përkatësisht 13% dhe 6%).

“Eshtë e mundshme që ndikimet negative pandemisë COVID-19 për gratë dhe familjet të zgjasin me vite. Ndërsa barra e kujdesi të papaguar vazhdon të rritet te gratë, është koha të njohim kontributin e tyre në ekonomi. Puna e kujdesit të papaguar është e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërive, dhe është thelbësore për mirëqenien e njeriut. Rezultatet e siguruara nga SEIA do të ndihmojnë në hartimin e ndërhyrjeve që mbështesin shpërndarjen e barabartë të punës së papaguar të kujdesit dhe sigurojnë qëndrueshmëri ekonomike të grave”, deklaroi Vlora Tuzi-Nushi, kryetarw e Zyrës së UN Women-it.

Rezultatet mes vlerësimeve SEIA 1 dhe SEIA 2 tregojnë se efektet psikologjike të shkaktuara nga COVIDI-19 janë rritur. 36% e të anketuarve në nëntor deklaruan se shëndeti i tyre mendor- emocional ishte ndikuar, krahasuar me 28% në maj. Ngjashëm me rezultatet e valës SEIA 1, gratë duket se janë më të prekura në këtë drejtim (40%) sesa burrat (32%). Rastet e sëmundjes fizike dhe sëmundjes së një anëtari të familjes janë rritur gjithashtu me përkatësisht 11% dhe 9%. Të anketuarit mbi moshën 65 vjeç më shpesh raportojnë sëmundje fizike (15%) sesa të anketuarit që i përkasin me grupmoshat më të reja. Rreth 4% raportuan vështirësi të qasjes në shërbime gjinekologjike, ndërsa 2% raportuan vështirësi të qasjes në shërbimet amënore.

Visare Mujko-Nimani – shefe e Zyrës së UNFPA-së tha: “SEIA 2 ka vazhduar të na jap një pasqyrë të qartë të vështirësive dhe mangësive që COVIDI-19 ka shkaktuar në sistemin tonë shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Ky vlerësim vazhdon për të na ofruar neve si edhe institucioneve lokale dhe qendrore, njohuri rreth identifikimit të grupeve të cenueshme dhe atyre që kanë mbetur mbrapa, jeta e të cilëve ka më shumë mundësi të ndikohet nga pandemia. Gjetjet do të jenë gjithashtu të dobishme për të ofruar shërbime më të fokusuara, për të lehtësuar efektet e krizë dhe për të rritur qëndrueshmërinë e komunitetit. ”

Të dyja vlerësimet, e muajit maj dhe e muajit nëntor kanë raportuar rritjen e dhunës në familje. Rreth 59% e të anketuarve që morën pjesë në SEIA 2 menduan se dhuna në familje ishte rritur që nga fillimi i pandemisë një rritje të lehtë nga vlerësimi i muajit maj. Ndërsa është shqetësuese që 63% e grave besonin se dhuna në familje ishte rritur, vetëm një e treta e tyre deklaroi se nuk kane informata se ku të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në raste të dhunës në familje (32%).

COVIDI-19 ka rezultuar me ndikime të konsiderueshme gjithashtu edhe në bizneset në Kosovë të cilat udheheqen pothuajse ekskluzivisht nga burrat (82%), ndërsa vetëm 11% e bizneseve ishin nën udheheqje të grave. Ndryshimet në masat kufizueset dhe rihapja graduale duke filluar prej muajit qershor 2020, ndikuan në funksionimin normal të bizneseve. Në maj, 56% raportuan se aktivitetet e tyre ishin ndalur plotësisht për shkak të COVIDIT-19, ndërsa në nëntor, vetëm 13% raportuan të njëjtën gjë. Në maj të vitit 2020 rreth 23% e bizneseve deklaruan se ndikimi i pandemisë ishte shumë negativ. Ky numër u rrit në 55% në nëntor 2020.

Mungesa e klientëve (89%), vështirësitë në pagesat e pagave (39%) dhe aftësia për të përmbushur detyrimet tatimore (33%) raportohen si tre sfidat kryesore për bizneset në vlerësimin e muajit nëntor 2020. 88% e bizneseve raportuan ulje në të shitje të produkteve dhe shërbimeve, si dhe në të ardhura.

36% biznese të anketuara nuk kishin një përgjigje kur u pyetën se edhe sa më gjatë biznesi i tyre mund të përballoj situatën pandemike. Në maj, kjo përqindje arriti në vetëm 13%. 35% e bizneseve – si në maj edhe në nëntor – parashikuan që bizneset e tyre të mund të përballonin situatën vetëm edhe një deri në dy muaj më shumë.

Këto gjetje të këtij studimi do të ndihmojnë për të analizuar më shumë ndikimin e pandemisë COVID-19 mbi familjet dhe bizneset në Kosovë dhe për të kuptuar se në cilat zona (individë, familje ose biznese) të përqendrohet ndihma.

(Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA), u realizua nga UNDP, së bashku me UN Woman dhe UNFPA)