16:12 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

COVID 19 ka shpërthyer në të gjithë Evropën, disa shtete kanë marrë masa të ashpra

Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “mbërthyer” Evropën. Prej pak javësh në të gjithë kontinentin evropian rastet ditore me koronavirus janë trefishuar. Disa vende kanë ashpërsuar masat madje edhe janë futur në shtet-rrethim për parandalimin e Covid-it.

Vendi i parë në Evropë me më shumë raste është Spanja e cila arriti sot në mëngjes 1 milion raste pozitive. Spanja ka qenë një ndër vendet e para që i ka ashpërsuar masat parandaluese ku në bare dhe restorante nuk lejohet që të jenë më shumë se 6 persona në tavolinë, 9 qytete rreth Madrid-it e kanë të ndaluar lëvizjen pas orë 22:00 deri në orët e para në mëngjesit.

Vendi i dytë në Evropë që pasoi Spanjën është Franca e cila ka shënuar gjithashtu 1 milion raste të reja të prekur me Covid-19. Masat e vendosura atje janë e parë kanë futur në shtet-rrethim 8 qytete nga ora 23:00 deri ën 05:00, si edhe baret dhe restorantet janë të mbyllura.

Irlanda e Veriut gjithashtu ka marrë masa të rrepta për të parandaluar Covid-19. Ajo ka bllokuar të gjithë vendin për 6 javë ku nuk lejohen asnjë vizitë në shtëpi, baret dhe restorantet do të kenë vetëm shërbimin e marrjes me vete, vetëm 5 km mund të largohesh nga shtëpia, dyqanet dhe parukeritë janë mbyllur.

Gjermania gjithashtu ka vendosur masa të rrepta për të parandaluar valën e dytë të infektimeve vendi është vendosur pjesërisht në karantinë dy javore.

Belgjika  gjithashtu do të jetë në shtet-rrethim nga ora 00:00 deri në 05:00 nuk do të lejohet asnjë lëvizje. Gjithashtu edhe baret dhe restorantet janë mbyllur për katër javë dhe shitja e alkoolit është e ndaluar pas orës 20:00

Italia në mënyrë që të shmangte izolimin e plotë ka vendosur që përdorimi i maskës të jetë i detyrueshëm ndërkohë që të gjitha sportet amatore janë të ndaluara, si edhe shkollat mund të shkojnë në platformat online. Në bare dhe restorante maksimumi i personave në një tavolinë do të jetë 6 si dhe pas orën 21:00 të gjithë sheshet dhe parqet do të jenë të boshatisura.

Anglia e ka ndarë vendin në tre nivele për të parandaluar virusin. Në nivelin e parë të masave  përfshihen mbajtja e maskës, kufizimin në 15 deri në 30 persona për dasma ose vdekje. Niveli i dytë do të vihet në fuqi në zonat gjeografike ku ka pasur rritje të të infektuarve dhe do të përfshijë ndalimin e kontakteve me persona jashtë familjes si edhe mbylljen e bizneseve në kohë të lirë. Ndërsa niveli i tretë i masave do të vendoset nëse do të ketë rritje të të infektuarve në shkallë vendi.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar me Covid-19, 41,593,397 persona ndërsa 1,137,876 kanë humbur jetën.