21:31 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

COVID-19, ky lajm do t’iu gëzojë, nëse keni kaluar të ftohtin e zakonshëm ja hodhët

Çdo ditë zbulohet diçka e re në lidhje me COVID-19 dhe këtë herë është bëhet fjalë për një zbulim, i cili na jep shpresë. Studimi në fjalë ka treguar që ftohja e zakonshme e përgatit trupin e njeriut që të luftoj këtë COVID-19 edhe nëse trupi nuk ka qenë asnjëherë në kontakt të drejtpërdrejtë me virusin më parë.

Një studim i botuar pak ditë më parë në revistën “Science” flet për këtë studim të bërë nga imunologët e institutit ” La Jolla”. Ky studim erdhi pas një hulumtimi në maj, i cili tregoi se gjysma e popullsisë do të ketë imunitet ndaj COVID-19 edhe pse nuk e kanë pasur më parë virusin.

U analizuan mostrat e gjakut dhe u arrit në përfundimin se qelizat e bardha që janë pjesa kryesore e sistemit imunitar reagojnë ndaj COVID-19 dhe e trajtojnë si një virus të zakonshëm. Kjo ndodh në një numër të madh të personave që kanë kaluar të ftohtin e zakonshëm. Studiuesit nuk janë ende të qartë si funksionon kjo “memorie” e imunitetit, por kjo do të jetë temë e studimeve të ardhshme në lidhje me zhvillimin e vaksinave.