09:47 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Covid-19/Në Spitalin e Pejës po trajtohen 75 pacientë, 14 në gjendje të rëndë

75 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se një pacient është në respirator CPAP dhe 46 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa, 14 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“8 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit nga Covidi-19. Aktualisht 75 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësordhe nga ta 20 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.