19:00 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Covid-19 nuk po i lejon të festojnë së bashku, lojtarët e Rangers e gjejnë një mënyrë!

Skuadra e Rangersit sonte ka festuar titullin e Premierligës së Skocisë.

Ekipi i menaxhuar nga legjenda angleze, Steven Gerrard arriti fitore me rezultat 3 me 0 ndaj St Mirren – duke siguruar kështu titullin në ligë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse situata pandemike nuk po i lejon lojtarët të festojnë titullin së bashku me tifozët, ata kishin një ide tjetër.

Pas fitores, lojtarët vrapojnë te këndi i stadiumit, ku është e mundur dalja jashtë, e një numër i madh tifozësh ishin duke festuar e kënduar.

Mënyra tjetër ishte edhe nga dritaret. Shumica e lojtarëve kanë dalë në dritare për të festuar titullin së bashku me tifozët.

Pamje të mrekullueshme por edhe të mërzitshme njëkohësisht, se si një titull i tillë nuk mund të festohet me tifozët!/IndeksOnline/