23:31 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

COVID-19 shkakton edhe zhurmë në vesh: Gjithçka që duhet të dini

Një studim i tetorit të këtij viti zbuloi se deklaroi se COVID-19 mund të infektojë edhe veshin e brendshëm, duke përfshirë qelizat që janë kritike për dëgjimin dhe ekuilibrin.

Studiuesit ekzaminuan modelin e infeksionit në mostrat e tyre të indeve dhe e verifikuan atë te një grup prej 10 pacientësh të infektuar me COVID-19 të cilët ishin ankuar për simptoma të lidhura me veshin duke dëgjuar një lloj zhurme

Zhurma në vesh është një perceptim i tingullit që ndodh në veshin e brendshëm në mungesë të ndonjë burimi të jashtëm.

Zakonisht zhurmat në vesh shkaktohen kur nervat ndijor ose qelizat e qimeve në veshin e brendshëm dëmtohen dhe dërgojnë një sinjal të gabuar në tru, e kjo më pas perceptohet si zë.

Ndryshe, një gjë e tillë mund të ndodhë edhe drejtpërdrejt në tru dhe kjo quhet tringëllimë në veshët qendror.

Trajtimi për këtë gjë mund të jepet në formën e qetësuesve si dhe rekomandohet një formë më holistike e trajtimit për ta mbajtur pacientin të qetë dhe të relaksuar.