08:20 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Covid/ 47 pacientë në Spitalin e Pejës po trajtohen me oksigjen

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se 3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 195 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,020 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.