14:00 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Covid19, Madridi merr vendim të ngjashëm më Kosovën, Policia në aksion

Situata me Covid19 në kryeqytetin e Spanjës, Madrid nuk është aspak e mirë. Numrat në këtë qytet të madh po rriten, andaj organet kompentente kanë marrë vendime të reja.

Nga sot, policia do të dal në terren në zonën e gjerë të Madridit. Policia do të kontrollojë popullsinë që hyn dhe del nga disa vendbanime urbane.

Në rast se nuk ka maska në veturat ku janë dy e më shumë persona, do të ketë gjoba.

Gjoba do të vendosen edhe për personat që braktisin qytetin pa arsye, përveç nëse kanë arsye shëndetësore. /Indeksonline/