20:29 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo e rrit parkingun e veturave, me një “bishë” që ka çmim mbi 300 mijë euro

Cristiano Ronaldo i ka shtuar koleksionit të veturave edhe një “bishë”. Bëhet fjalë për veturën gjigante, Rolls-Royce Ghost që ka vlerë në treg 330 mijë euro.

Duke qenë një nga sportistët më të paguar në botë dhe një pasionant i veturave, CR7 ka patur komoditetin që të ndajë me fansat këtë veturë të jashtëzakonshme.

Parkingu i veturave superluksoze për Ronaldon është rritur në 10 sosh./Indeksonline/