14:37 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo fiton 19.5 milionë funte më shumë se çdo yll tjetër në Serie A

Cristiano Ronaldo e ka përfunduar edhe ndeshjen e tretë në Serie A pa shënuar gol në Juventus.

Por, 33-vjeçari mund të flejë rehat pasi fiton tri herë më shumë se çdo yll tjetër në kampionatin italian, pasi fiton 28 milionë funte në vit.

Ish-ylli i Real Madridit u transferua këtë verë në Juventus për 99 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Higuain është përfituesi i dytë më i mirë në Itali me 8.5 milionë funte në vit – 19.5 milionë funte më pak se Ronaldo.

I treti në listë është ylli tjetër i Juventusit, Paulo Dybala, me një pagë vjetore prej 6 milionë funtesh.

Madje edhe lojtarët tjerë si Gigi Donnarumma, Leonardo Bonucci dhe Mauro Icardi qëndrojnë ”mijëra kilometra” larg Ronaldos në aspektin financiar.

Derisa portugezi nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e para me Juventusin, kjo nuk ka ndikuar aspak te kampioni i Italisë.

Gjiganti italian i ka fituar tri ndeshjet e para – ndaj Chievos, Lazios dhe Parmas./IndeksOnline/