16:59 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo ndihmon Juventusin për ta transferuar yllin e Real Madridit

Marcelo mund të jetë lojtari i radhës që largohet nga Real Madridi drejt Juventusit nëse Cristiano Ronaldo e arrinë qëllimin e tij.

Mediat janë duke e etiketuar brazilianin si ardhjen ideale të Juventusit më tutje dhe ai mund të ri-bashkohet me Ronaldon në Itali.

Thuhet se dyshja e lartëcekur kanë shkëmbyer mesazhe rregullisht kohëve të fundit për të diskutuar për fillimin e karrierës së CR7 në Itali.

Tuttosport shkruan se Ronaldo ka filluar të impresionojë menjëherë te ”Zonja e Vjetër” dhe se ka sjellur pozitivitet në klubin italian, transmeton IndeksOnline.

Kjo e ka bërë mjaft kurioz Marcelon rreth mundësisë për të luajtur te Juventusi.

Por, pikë kruciale e kësaj storie është Alex Sandro, të cilin Juventusi duhet ta shesë para se t’i fillojë hapat e parë për transferimin e Marcelos./IndeksOnline/

Cristiano Ronaldo and Marcelo