16:32 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Crystal Palace zbulon pamjet, kështu do të duket “Selhurst Park” pas riparimit (Foto/Video)

Kryetari i Crystal Palaces, Steve Parish ka zbuluar planet ambicioze për të rizhvilluar “Selhurst Park”.

Projekti i cili pritet të kushtojë rreth 75 ose 100 milionë funta, do të rrisë kapacitetin e stadiumit nga 26 mijë në 34 mijë, transmeton IndeksOnline.

Pjesa kryesore e riparimit do të jetë një stacion mahnitës i ri pesë katesh, që paraqet një front krejt me xhama.

Projekti është duke u bërë nga arkitektët kryesor të stadiumit KSS, përfshi edhe Anfield, Twickenham dhe Wimbledon. Punimet do të fillojnë në 12 muajt e ardhshëm./IndeksOnline/