16:09 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Ç’u bë? Monika Lubonjës i ndodh e papritura

Ish banores së “BBV”, Monika Lubonja, i ka ndodhur e papritura. Ajo zbuloi se i kanë vjedhur llogarinë në Instagram.

Duke publikuar një video në Tiktok, tregoi që është që dy ditë pa Instagram dhe është shumë e mërzitur.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, ka thënë ajo./Indeksonline/