22:14 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cuculi i qëndron besnik Dritës

Ardian Cuculi ka vendosur që të vazhdoj kontratën me Dritën deri në vitin 2022.

Skuadra nga Gjilani e ka komunikuar njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi:

CUCULI vazhdon me ne!

Eshte arritur marreveshja per vazhdimin e bashkepunimit me qendermbrojtesin tone Ardian Cuculi edhe per dy vitet e ardhshme.

Cuculi eshte nje prej lojtarëve kyq te skuadres andaj drejtuesit e klubit i kane besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.
Drejtori sportiv Valon Zymberi eshte shprehur tejet i kenaqur me arritjen e marreveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejët te rendesishem ne projektin e madhë qe ka klubi.

Vazhdojme te punojmë pa nderprerë drejt synimeve tona.