13:29 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Çudi, Komuna planifikon t’ia marrë kësaj skuadre 40% të fitimeve nga sponzorët

Komuna e Rahovecit ka realizuar një draft rregullore e cila pritet të futet në votim gjatë ditës së sotme në Kuvendin Komunal që ka të bëjë me përfitimet e KB Rahovecit dhe mirëmbajtjes së palestrës.

Sipas rregullores e cila pritet të prezantohet para asambleistëve 20% nga biletat e ndeshjeve Komuna i kërkon nga klubi ashtu si 40% të fitimeve nga sponsorët.

Kryetari i KB Rahovecit, Bekim Hoxha nuk pajtohet në asnjë mënyrë me një gjë të tillë.

“Nuk pajtohemi absolutisht. Ende nuk është dokument zyrtar por e kam parë vetëm sikur draft dokument. Ne kemi kërkuar takim me zyrtarët e Komunës për të diskutuar për këtë çështje. E kuptojmë që palestra duhet të mirëmbahet dhe jemi të gatshëm edhe të paguajmë, por komuna duhet të marrë shembull nga komunat tjera se si i mirëmbajnë palestrat. Ne që 5 vite kemi qenë pa palestër” deklaroi Hoxha për Indeksonline.

KB Rahoveci aktualisht është një ndër skuadrat më të mira në vend, duke siguruar kualifikimin në finale të playoffit në Superligë. /Indeksonline/