12:38 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Çudit Moska: Humb punën ai zyrtar që bën pushime në Shqipëri

Një lajm i çuditshëm vjen nga Moska e largët ku autoritetet ruse kanë paralajmëruar të gjithë zyrtarët që punojnë në shtet se s’duhet të bëjnë pushime në një numër të caktuar vendesh europiane.

“Tourdom.ru” shkruan se në listën e vendeve të ndaluara janë Zvicra, Franca, Gjermania, Bullgaria, Estonia, Letonia, Britania, Mali i Zi edhe Shqipëria.

Listimi i Shqipërisë në këtë listë ka ardhur për faktin se vendi ynë u radhit tek ato shtete që larguan diplomatë rusë disa muaj më parë.

Kreu i shoqatës së sipërmarrësve Rahman Yansukov tha: “Zyrtarët tanë tashmë planifikojnë një pushim veror, duke përfshirë edhe jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vende që vendosin sanksione kundër Rusisë”.

Temat: