22:44 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Çuditë Big Mama: Unë kam gjet tjetrin, për ca do qaj për të vjetrin..(Foto)

Këngëtarja e njohur, Big Mama sot ka pasur një ditë të mbushur me plotë aktivitete, shkruan Indeksonline.

Pas publikimit të këngës së saj në bashkëpunim me Manin, “Zemër e ndalume” ajo shkoj në “Zonë e Lirë” dhe u përball me pyetjet provokuese të Arian Çanit.

Ajo përveç kilogramëve u pyet edhe për anulimin e fejesës së saj e cila ishte paralajmëruar të ndodhte këtë verë.

Kurse Big Mama me shumë mjeshtëri iu largua pyetjes duke iu kundërpërgjigjur Arianit.

“Unë kam gjet tjetrin, për ca do qaj për të vjetrin”, ka thënë këngëtarja me shaka./Indeksonline/