22:16 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çani: “Ti po u heq shqiptarëve adrenalinën e tyre”. Ja si përgjigjet Rama

Në emisionin “Zonë e Lirë” në TvKlan është i ftuar kryeministri Edi Rama, ku ka folur mbi mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit.

Çani: “Ti nuk i lë vend vesit fare. Shqiptarët të marrin adrenalinën e tyre, të paktën jo nga seksi, por nga bixhozi. Ti ua heq këtë të drejtë atyre”.

Rama: “Ne po bëjmë diçka shumë të shëndetshme dhe këto para që po dalin nga ajka e familjes do shkojnë në konsum material për diçka tjetër. Janë para që i marrin nga shtëpia dhe i çojnë në bixhoz. Do ketë një masë të vogël ilegale që do e bëjnë këtë gjë, normale, por do reduktohet shumë bixhozi. Ka vende të tjera plot që e kanë bërë në mënyrë drastike, nuk jemi të parët. Do të mbyllet një kanal riciklimi, pastrimi i parasë dhe krimit të organizuar”.