10:39 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çun Lajçi i kushton poezi Halil Kastratit, vargjet e tij iu rrënqethin

Atë që nuk po e bëjnë politikanët, po e bën humanisti kosovar, Halil Kastrati.

Heroi i njerëzve të pashpresë, njeriu që pokthen lumturi në vatrat e ta pastrehve e ndaj atyre që jeta është treguar epadrejtë, ka fituar tashmë zemrën e gjithë shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Në shenjë falënderimi, mirënjohjeje e respektipër punën që po bën, shkrimtari dhe aktori kosovar, Çun Lajçi i ka thurur vargje humanistit Kastrati, një poezi që ia vlen të lexohet dhe një dhuratë sado e vogël për punëne madhe të tij.

Sa bimë rritën shpirtit tënd 
(Halil Kastratit)

Sa rrjedha ka zemër bjeshka jote 
që s’shteron
sa diell dhëmbjësh kan sytë tu 
që rrezatojnë dashuri
sa bimë rritën shpirtit tënd t’përflakur
që kurrë rrënjet s’u thahën

A ka borë që s’shkrihet n’avullin 
e mallit tënd për fëmiun e plakun

Sa kroje lotësh t’rrjedhin bebëzave
për nanat me duer n’magjët e zbrazëta 
e foshnjet që qajnë n’gjitë e shterrur t’nusëve
bodrumeve të ftohta pa shtrojë

Sa herë linde n’gëzimet e gëzimeve 
t’atyne që i rehatove n’djersën pikua ballit
e sa herë vdiqe n’lotin pikua shpirtit
t’motrës pa pajën e nusnisë 
e andërrën e djalit e t’vashës
për ditët e hareshme e t’lumtuna 
veshun bukur e bukur pastrua shpirtin 
për festën e madhe t’Hyut e t’atdheut
ti hoxhë shpirt njeri
Halil Kastrati!