14:17 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Cupra e re një crossover elektrik

Cupra ka njoftuar një tjetër “teaser” përpara premierës së konceptit të ri.

Pas një video të shkurtër që goditi imagjinatën e tifozëve në mes të korrikut, nën-marka Seat përgjegjëse për veturat sportive paraqiti një foto të re, por gjithashtu zbuloi disa detaje rreth konceptit që do të ketë një premierë në Panairin e veturave në Frankfurt, në shtator.

Fotografia tregon siluetën e automjetit dhe pjesën e prapme me një “nënshkrim” të veçantë LED, i përbërë nga dritat lineare të ndërlidhura dhe stema e pozicionuar në qendër të markës Cupra.

Prodhuesi spanjoll ka zbuluar se koncepti i ri është një përzierje e crossoverit me 4 dyer dhe coupe, dhe se do të ketë një motor elektrik.

Kjo do të jetë Cupra e parë me motor elektrik. Kujtojmë, koncepti i mëparshëm – Formentor, i paraqitur në panairin e Gjenevës në 2019, kishte një sistem hibrid të motorit.

Më shumë fotografi dhe detaje të konceptit të ri do të zbulohen gjatë verës, para premierës së Frankfurti.