09:31 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Curry magjik, 62 pikë në fitoren e Golden State, fitojnë Lakers e Clippers

Skuadra e Lakersi vijon momentin e mirë, duke triumfuar 108-94 ndaj Memphisit jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e LeBron Jamesit, me 22 pikë e 13 rebound, lider për Lakersin.

Mbrëmje magjike për Stephen Curryn, që realizoi 62 pikë në fitoren 137-122 të Golden States ndaj Portlandit. Ky është një rekord personal për Curryn, në formë të jashtëzakonshme.

Fitojnë edhe Clippersit, që mposhtën 112-107 Portlandin, sfidë ku u dallua Paul George me 39 pikë. Ndërsa Washingtoni fitoi në sekondat e fundit 123-122 ndaj Brooklynit (Beal 27 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Washington, 122-123

Memphis – Lakers, 94-108

Minnesota – Denver, 109-124

San Antonio – Utah Jazz, 109-130

Chicago – Dallas, 118-108

Phoenix – Clippers, 107-112

Golden State – Portland, 137-122