09:12 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Ensar Ramadani

Curry mposht Spurs, Philadelphia e Clippers kryesojnë renditjet

Pas një ndeshje spektakolare, vendosur në kohën shtesë, skuadra e Clevelandit mundi 147-135 Brooklynin. Të gjithë titullarët e Brooklynit shënuan mbi 13 pikë, ku Hardeni realizoi një “triple double” (21 pikë, 10 rebound e 12 asist), Duranti 38 pikë e Irvingu 37.

Gjithsesi, për Cavaliersat shkëlqeu Sextoni me 42 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Clevelandit realizuan mbi 12 pikë (44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit). Në krye të renditjes në Lindje qëndron Philadelphia, që mposhti 117-109 Bostoni (Embiid 42 pikë e 10 reboundi).

Në Perëndim, skuadra e Clippers merr kreun e renditjes, pas fitores 115-96 ndaj Sacramento, sfidë ku u dallua Leonardi me 32 pikë.

Fiton edhe Golden State, që mundi 121-99 San Antonio, falë 26 pikëve e 11 reboundëve të Curry.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Washington, e shtyrë

Cleveland – Brooklyn, 147-135

Indiana – Dallas, 112-124

Philadelphia – Boston, 117-109

Atlanta – Detroit, 123-115

Toronto – Miami, 102-111

Minnesota – Orlando, 96-97

Houston – Phoenix, 103-109

Golden State – San Antonio, 121-99

Clippers – Sacramento, 115-96

Portland – Memphis, e shtyrë