20:51 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Cutrone dërgon Milanin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani ia doli të kalonte në fazën tjetër të Kupës së Italisë, por jo pa vështirësi. Në transfertë ndaj Sampdorias, ekipi i Gatussos fitoi me shifrat 0-2, por vetëm pas dy realizimeve mjaft të bukura të Patrik Cutrones, në 30 minutat shtesë të takimit.

Në debutimin e ardhjes së janarit, Paqueta, Sampdoria dhe Milani patën të dyja raste në 90 minutat e rregullta, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, me portierët respektivë, Rafael dhe Reina që bënë detyrën.

Më pas, në 30 minutat shtesë, Patrik Cutrone shënoi dy herë. Në fillim në minutën e 102-të, fluturimthi pas një harkimi nga e djathta nga Andrea Conti, ndërsa në minutën e 108-të, realizoi sërish fluturimthi, këtë herë pas një harkimi mjaft të gjatë nga e majta e turkut Calhanoglu.

Tashmë Milani kalon në çerekfinale, dhe përballë do të gjejë fituesin e çiftit Napoli-Sassuolo.