13:26 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Cyrih, metropoli më i shtrenjtë në botë

Qendra financiare zvicerane Cyrih është edhe më tej metropoli më i shtrenjtë në botë, derisa kryeqyteti i Egjiptit, Kajro është më i liri, sipas rezultateve vjetore të ranglistës së bankës zvicerane UBS, në të cilën përfshihen 77 qytete botërore.

Los Anxhelos është vlerësuar si qyteti më i mirë në botë në kuptimin e fuqisë së blerjes dhe me pagë mesatare të punonjësve, transmeton Reuters.

Sipas faktorit të blerjes, Cyrihu është në vendin e dytë, Nju Jorku në pozitën e dhjetë dhe Londra në vendin 25.