13:51 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Dacia shënon shitjet më të mëdha në historinë e saj

​Prodhuesi rumun i automjeteve “Dacia” arriti në vitin 2018 performancën më të lartë tregtare në historinë e tij, ku shitjet në tregun e brendshëm dhe të jashtëm arritën 700 798 njësi, një rritje me 7% nga viti i kaluar, njoftoi kompania.

Një prej tregjeve më të mirë për “Dacia” ishte Europa, me 511 000 automjete të shitura në 2018.

Kjo shifër e pozicionin prodhuesin rumun në vend të 14 në kontinentin europian, me 2,9% të tregut, 0,27% më e lartë se sa vitin e kaluar.

“Dacia” u ble në nga “Renault” në vitin 1999 dhe u rikthye në treg në vitin 2004 duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në tregun europian të automjeteve.