19:02 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dacia Spring lansohet si vetura më e lirë elektrike në Evropë

Kompania e njohur e automobilave, Dacia ka lansuar modelin Spring që konsiderohet modeli më i lirë elektrik në Evropë, me çmim më pak se 22 mijë euro, kur të dalë në treg në pranverën e vitit 2021.

Modeli që është identik sikur koncepti Spring Electric i shfaqur së pari në muajin mars është një veturë SUV me që ka ngjashmëri të mëdha me Renault Kwidin që shitet në Kinë. Vetura për qytet është më e gjerë se një Volkswagen up! dhe vjen me motor elektrik me 43 kuajfuqi, raporton “Auto-Express”.

Ai mund të kalojë deri në 225 kilometra në mes të dy mbushjeve të baterisë. Kapaciteti mund të rritet deri në 300 kilometra distancë. Shpejtësia maksimale që kjo veturë mund të arrijë është 125 kilometra për orë.

Vetura e re ofron edhe opsionin për mbushje të shpejtë, që mbushet deri në 80 për qind për më pak se një orë.

Kompania do të ofrojë edhe një aplikacion për telefon që monitoron statusin e mbushjes së veturës nga telefonat mobilë.