08:30 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Askush nuk mund ta nxjerrë Kosovën jashtë agjendës së Këshillit të OKB-së

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha dje se lënia jashtë e çështjes së Kosovës nga rendi i ditës të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një precedent i madh, për të cilën nuk ka asnjë arsye të justifikueshme, dhe se askush nuk mund të nxjerrë subjektin e Kosovës nga agjenda, transmeton Indeksonline.

Daçiq tha se në qoftë se nuk dëshiron Mbretëria e Bashkuar atëherë do të vihet në agjendën e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/