21:08 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimet e Daçiq për taksen nuk ndalen, tash ka një kërkesë për SHBA-të

“Serbia nuk ka nevojë për reagime verbale të komunitetit ndërkombëtar.”, u shprehë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në intervistë për RTS, duke kërkuar kështu veprime ndaj Prishtinës dhe jo vetëm fjalë.

Sipas tij vetëm me anë të presionit të Uashingtonit taksa mund të hiqet pasi që Prishtina komandohet nga një telekomand, transmeton Indeksonline.

Taksën prej 100% ministri serb e quajti veprim të paprecedent politik dhe ekonomik, ai kërkoi që Brukseli dhe Uashingtoni të veprojnë së bashku.

“Ne kemi dërguar mesazh të qartë, nuk duam përkeqësim të situatës.  Ne nuk duam që me levizjet tona të krijojmë situatën në të cilën mund të thuhet ‘të dy palët janë të papërgjegjshëm’ . Por jemi duke pritur reagimet.”, tha Ivica Daçiq.

Ministri serb tha se Prishtina ishte në pozitë të vështirë, gjë që ishte arsyeja se veproi në mënyrë të dëshpëruar. /Indeksonline/