15:45 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Demarkacioni Serbi-Kosovë kërkon një marrëveshje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për demarkacionin e kufirit me Serbinë i cili po konsiderohet në Kosovë, nuk është diçka që mund të realizohet në baza të njëanshme. Sipas tij, kjo kërkon një marrëveshje.

“Nuk ka dyshim që ne duam të arrijmë një marrëveshje kompromisi. Dialogu do të vazhdojë në shtator. Çfarë dallimi, ju e dini se ka një linjë administrative e cila ka qenë nën KFOR-in për gati 20 vjet”, ka thënë Daçiq në një konferencë për media, transmeton Indeksonline.

Ai tha se nëse zyrtarët e Kosovës mendojnë se duhet të ketë një shkrirje kompromisi Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ata nuk e kuptojnë situatën në të cilën janë vendosur. Ndërsa sipas tij të gjitha deklaratat se ka përfunduar gjithçka në lidhje me Kosovën, janë fjalë boshe.

“Ne duam zgjidhje më pak të keqe për të gjithë”, ka shtuar Daçiq. Ndërsa kur është pyetur për një referendum të mundshëm mbi Kosovën, Daçiq tha se “jemi larg”./Indeksonline/

Temat: