17:32 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Për Libanin, Kosova nuk është vetëm problem i Serbisë

Libani dhe Serbia kanë rritur bashkëpunimin e tyre jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ekonomike, turizëm, arsim, siguri dhe në luftën kundër terrorizmit.

Kështu ka thënë sot Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij nga Libani, Zibran Basil.

Sipas Daciq, për Libanin Kosova nuk është vetëm një problem i Serbisë, por edhe problem i të drejtës ndërkombëtare.

“Thelbi është se veprime të tilla shkatërron të drejtën ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Daçiq në një konferencë të përbashkët të tyre pas takimit.

Kreu i diplomacisë serbe gjithashtu theksoi se Libani është miku më i madh i Serbisë në atë pjesë të botës, të cilët edhe votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL./Indeksonline/

 

Temat: