13:48 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Daçiq dhe Lavrov bisedojnë për Kosovën si dhe shkëmbimit të informacioneve

Zv/kryeministri serb njëherësh Ministër i Punëve të Jashtëm, Ivica Daçiq i cili po qëndron në Moskë me një delegacion të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij, ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilin ka diskutuar edhe për Kosovën.

Ndër të tjerash thuhet se diskutimi pati në cak, marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën,atë të Serbisë dhe Rusisë, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast Daçiq nuk ka ndaluar duke falënderuar për mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme të integritetit territorial të Rusisë dhe sovranitetin e Serbisë duke shtuar se Serbia është me rëndësi të madhe në Rusi për të vazhduar rregullisht shkëmbimin e informacioneve dhe të koordinimit të aktiviteteve në organizatat  që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës.

Ndryshe Lavrov ka pranuar ftesën e ministrit të jashtëm serb për të vizituar Beogradin në shkurt të vitit 2018.

“Do të kem kënaqësinë të vij dhe unë pres që të vizitoj Beogradin miqësor”, ka thënë Lavdov.

Ndërkohë thuhet se vizita e Lavrov në Beograd ka mundësi të zhvillohet më 21 dhe 22 shkurt 2018, e që dedikohet për shënimin e 180 vjeotirt të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Serbisë dhe Rusisë./Indeksonline/