19:43 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Daçiq: I thash Kurzit – ti je i zgjuar, pse ja mban anën humbësve

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka shfrytëzuar rastin e dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare e Interpolit, që poashtu të tallet edhe me Kancelarin e Austrisë.

Fillimisht, Daçiq kishte theksuar “përmes kujt deshën, ashtu edhe kaluan” , duke iu referuar mbështetjes së Kurz ndaj Kosovës.

Ndërkohë “B92” citon edhe disa fjalë ironizuese të Daçiq ndaj kancelarit austriak.

“Kjo është një fitore bindëse. I thash Kurzit – ti je i mencur, kështu që pse u bëre në anën e humbësve? Kush thotë se Serbia është e vogël gënjen. E di se jemi duke luftuar kundër vendeve më të fuqishme kundër lobimeve dhe dënieve të parë. Dua të falenderoj me zemër ata që votuan kundër Kosovës. Veçanërisht Nebojsha Stefanoviqin, i cili ishte atje dhe i cili po pësonte një presion të madh. /IndeksOnline/

Temat: