15:55 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Ky shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mediat beogradase raportojnë se shteti i Liberisë ka marrë vendim zyrtar për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo thuhet se është bërë nga kreu i misionit diplomatik të këtij shteti, Gbecongar Milton FIndli.

Findli këtë e ka bërë në një konferencë për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Për Daçiqin ky është një lajm i madh para vazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Libëria e ka njohur Kosovën si shtet në 30 maj të vitit 2008.