75 Mall Live Search
10:17 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Një vend tjetër tërhoqi njohjen e Kosovës

Diplomatët serb po deklarojnë se edhe një shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, bëhet fjalë për Grenadën. Vend ky i cili sipas Daçiqit është i nënti që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Grenada kishte njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, për një ditë me Libinë.

“Shteti i Grenadës ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm lidhur me statusin, njohjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë Daçiç sot për Tanjug pas takimit me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti.

Daçiç poashtu bëri me dije se kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët mes dy vendeve, duke theksuar se Serbia do të zhvillojë marrëdhënjihet me këtë shtet.

Grenada është ishull në Karaibe dhe ka një territor prej 344 km. katror dhe rreth 110 mijë banorë. Ky është shteti i 102 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është njohja e parë e paralajmëruar për këtë muaj. Shumë shpejt Kosovën pritet ta njohin edhe dy shtete tjera.