12:51 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daçiq: S’e japim fytyrën e as Kosovën për BE

Serbia nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe fytyrën e vet duke pranuar “shtetin e rremë të Kosovës” për shkak të ndonjë karote evropiane.

Kështu ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Indeksonline.

Ai bëri këtë deklaratë pas asaj të deputetit të Bundestagut, Peter Beyer nga CDU, partisë së Angela Merkel, i cili ka thënë se ka ardhur në Beograd me porosinë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE derisa de jure nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka thënë se këtë çfarë ka deklaruar ai me siguri se duhet kuptuar seriozisht, sepse është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.

“Por, nëse është vërtetë ashtu, përse atëherë mbahet dialogu në Bruksel, përse ky proces i lodhshëm dhe për ne frustues, kur po dihet paraprakisht rezultati”, ka pyetur Daçiq.

Ai ka shtuar se beteja diplomatike serbe për Kosovën vetëm tash e tutje do të bëhet serioze.

 

Temat: