18:45 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Serbia e gatshme të zgjedhë të gjitha çështjet me rajonin

Serbia është e gatshme që të zgjidhë çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, dhe po ashtu është e gatshme të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me vendet tjera përreth, deklaroi shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Ai në takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në margjina të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër tha se është e nevojshme të tejkalohen dallimet politike dhesë është e pamundur që në tërësi të ndërtohen marrëdhëniet ekonomike pa zgjidhjen e problemeve politike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë tha se nuk janë vetëm reformat kyçe për anëtarësimin në BE, dhe se për këtë dëshmojnë kërkesat për marrëdhënie politike midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe Shkupit dhe Athinës.