75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e gënjejnë Vuçiqin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Daçiq tha për RTS se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai.

Ai po ashtu beson se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen a duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet këto marrëveshje të zbatohen”, thotë Daçiq.

Ministri serb ndër tjerash ka komentuar edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, përcjell KosovaPress.

Çollaku kishte deklaruar se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohen që të zgjidh problemin më mes të Serbisë dhe Kosovë.

Daçiq thotë se është “shumë turpëruese” kjo deklaratë e Çollakut.

Temat: