Daçiq: Shqiptarët po ankohen te perëndimi për punën e diplomacisë serbe
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë sot për mediat serbe se vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë veprimet diplomatike të cilat sipas tij me sukses po arrijnë të ndikojnë në shtetet që e kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojë atë pozicion dhe të anulojë këto veprime, sepse kjo dëmton dialogun me Prishtinën.
“Janë ankuar shqiptarët te shtetet perëndimore për mua dhe kërkojnë nga Perëndimi për të ndaluar me këto veprime, sepse kjo po irriton shqiptarët dhe dialogun, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare janë në rregull”, ka thënë Daçiq për Novosti.
Ndërsa duke folur për vendimin e Grenadës për të tërhequr njohjen e Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo është një tjetër rezultat i madh i Serbisë, “jo vetëm në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe në atë se ky problem mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe se kjo çështje nuk është zgjidhur”. Ndërkohë zyrtarët nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë mohuar se ndonjë shtete ka tërhequr njohjen e Kosovës./Indeksonline/