Daçiq takohet me shefin e UNMIK-ut, flasin për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur sot në takim shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, takim ky që mbahet para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e cila mbahet në muajin shkurt.
Sipas mediave serbe, në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës si dhe për përpjekjen e politikanëve kosovarë që të zhbëjnë Gjykatën Speciale.