14:25 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Dada” Merkel i pranon kritikat, e vë maskën më në fund

Angela Merkel më në fund e ka vënë maskën në paraqitjet e saj publike.

Kancelarja gjermane hyri në dhomën e sipërme të Parlamentit, duke veshur një maskë të zezë me mbishkrimin EU2020.de, adresën e një faqe në internet kushtuar marrjes së presidencës nga shteti i saj.

Merkeli ishte kritikuar nga mediat pasi që nuk kishte dhënë shembull të mirë, ngase shihej në publik vazhdimisht pa maskë.

Ajo ishte arsyetuar për këtë, duke thënë se respektin distancën fizike./Indeksonline/