11:32 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Dafina dhe Dj Geek edhe pas ndarjes vazhdojnë raportet e mira profesionale

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek pas një lidhje të shkurtër, ndanë rrugët e dashurisë pak javë më parë, por jo edhe ato profesionale dhe kjo u dëshmua mbrëmë. Të dy bashkë me pjesën tjetër të ekipit “Moneyz” mbrëmjen e kaluar ishin duke punuar në studion e tyre për projekte të reja.

Ata kanë treguar një shembull të mirë duke treguar se pas lidhjes një çift mund të mbajnë raporte të mira mes vetës.

Ishte Dafina ajo e cila ka publikuar një video nga studioja në të cilën ka etiketuar ekipin dhe bashkë me ta edhe ish-partnerit ndërsa shkruan: “Ne vetëm punojmë”!. Kjo video u ripostuar edhe nga Dj Geek në profile duke konfirmuar që ka qenë me këngëtaren.

Kujtojmë që Dafina dhe Genci pak javë që i ka dhënë fund lidhjes, por ata kanë mbajtur raportet  shoqërore dhe bashkëpunimin në mes tyre

Pasi fillimisht konfirmojë lidhjen, ishte Dafina ajo që poashtu tregojë arsyet pse i dha fund romancës, duke thënë se ka rëndësi shpëtimi i marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është dhe e konsiderojnë si një familje./Indeksonline/