16:40 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri merr një dhuratë të veçantë nga fansja e saj turke

Dafina Zeqirit po i ecën mirë punët në karrierën artistike muzikore.

Ajo është një nga artistet që numëron shumë fansa nga të gjitha moshat.

Një nga adhurueset e muzikës së saj është edhe piktorja turke, Aylin Sarihancer.

Kjo e fundit është takuar me këngëtaren kosovare të cilës i ka bërë dhuratë një pikturë ku ka pikturuar portretin e saj.

Ndryshe, Aylin ka pikturuar deri tani dhjetëra këngëtarë shqiptar dhe është bërë e njohur për audiencën shqiptare./Indeksonline/