17:14 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daily Mail dje e ngatërroi Kosovën me Ukrainën kur shkruajti për ardhjen e Ritës, por sot e korigjoi (Foto)

Qysh nga dje mediat prestigjioze anëmbanë botës kanë shkruar për ardhjen e Rita Orës në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Edhe gazeta britanike Daily Mail dje shkruajti për këngëtaren kosovare me famë botërore, por në videon që ka postuar gazeta ku shihet Rita gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj, mediumi kishte ngatërruar Kosovën me Ukrainën. Megjithatë sot është bërë korigjimi./Indeksonline/