21:00 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / AR

DailyMail shkruan për një të famshme, përmend se është veshur nga Lia Stublla

Ndër stilistet më të suksesshme në Kosovë është Lia Stublla.

Ajo përkujdeset për dukjen e shumë emrave të showbizit shqiptar por edhe të atyre me famë ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Për punën e saj edhe ‘DailyMail’ ka shkruar një artikull ku përmend që për dukjen e motrës së Nick Kyrgios, Halimah, është kujdesur kreatorja kosovare, Lia Stublla.

E veshur për të bërë përshtypje: Motra e Nick Kyrgios, Halimah (në foto) tregoi të hënën dekoltenë e saj të mrekullueshme me një fustan të shkurtë në The Voice Australia

Halimah u shfaq e veshur me një fustan glamuroz teksa ka theksuar linjat trupore.

Këtë dukje brilante ajo e zgjodhi për pjesëmarrjen e saj në ‘The Voice Australia’./Indeksonline/

Dukej mirë!  Ajo tregoi dekoltenë e saj të bollshme me një fustan të guximshëm të zi dhe të artë të Lia Stublla, ndërsa nxori rripin This Is Me nga Showmani më i madh