14:42 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Daimleri i jep fund epokës së motorëve me naftë dhe me benzinë

Daimleri ka njoftuar se i ka dhënë fund zhvillimit të motorëve me lëndë djegëse.

Prodhuesi i automjeteve do të fokusohet krejtësisht në makinat elektrike tash e tutje. Kjo nënkupton që edhe Mercedes-Benzi do të ndjekë të njëjtën rrugë.

E ardhmja është elektrifikimi. Të gjithë e dimë këtë, dhe edhe Daimleri e ka kuptuar tashti që po planifikon një hap kaq të rëndësishëm.

Daimleri, së bashku me Mercedes-Benzi, ka punuar shumë mbi automjetet elektrike kohët e fundit.

Prodhuesi gjerman ka një ofertë të gjerë të automjeteve elektrike, duke filluar nga modelet Van deri te kamionët e vegjël apo autobusët e mëdhenj.

Ndërkohë, Mercedes-Benzi po bën kalimin në automjete të elektrifikuara më ngadalë. Ka filluar me SUV-in elektrik EQC dhe do të vazhdojë me automjete të tjera si EQB dhe EQS.

Dhe sigurisht, është modeli Smart. Edhe pse shpejt do t’i dorëzohet markës Geely, Smart tashti është një markë tërësisht elektrike.