20:42 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Daimler shkurton kostot e prodhimit me 6 miliard euro, ndërpret lidhjen me Renault-Nissan

Daimler do të shkurtojë kostot e prodhimit me 6 miliardë euro (6.75 miliard dollarë) deri në vitin 2021 në makinat e pasagjerëve Mercedes-Benz, si dhe 2 miliardë euro të tjera në divizionin e kamionëve Daimler, shkruan Manager Magazine.

Rreth 10,000 vende pune do të ndërpriten në Daimler, shkruajti revista e biznesit, pa cituar burimet.

Kompania ka refuzuar të citojë shifrat e kursyera nga shkurtimet e kostove. Sipas gazetës shkurtimet po bëhen nga Ola Kaellenius e cila do të bëhet CEO e kompanisë në Maj.

Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën se këto masa po ndërmerren pasi fitimi operativ i tremujorit të katërt ra me 22%. Kjo rënie erdhi si pasojë luftërave tregtare, rritjes së kostove për zhvillimin e makinave elektrike si dhe rënia industriale.

Rreth 30,000 automjete Mercedes-Benz të prodhuara në Tuscaloosa, Alabama kishin probleme elektronike, që kërkonin riparim të shtrenjtë. Kjo i solli kompanisë shtyrjen e prodhimit.

Këto vonesa i kanë shkaktuar kompanisë një rënie të të ardhurave me 2 miliard euro dhe mund të ulin fitimet e tremujorit të parë deri në gjysmë miliardë euro.

Manager Magazine shkruan gjithashtu se Daimler po planifikon që deri në 2040-tën të sigurojë metoda prodhimi pa emetime të karbonit të dioksidit në makinat e reja.

Kaellenius nuk do të ndërtojë projekte të reja me Renault dhe Nissan. Mercedes ka në plan të eksplorojë një bashkëpunim me Geely, që është aksioneri më i madh i kompanisë, me një përqindje prej 9.7%.