16:41 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Daja: Do të japin 100% nga vetja ndaj Plzenti edhe pse kemi mungesa

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në prag të ndeshjes me Viktroia Plzenit, në Conference League.

Daja tha se kanë disa mungesa për këtë ndeshje, por që skuadra do të jap 100% nga vetja, pasi është ndeshje shumë e rëndësihme, shkruan IndeksOnline.

“Kemi mungesa, por që do të jemi 100% të motivimit sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve. Ndeshemi me liderin e grupit që ka të gjitha fitore. Duhet ta marrim ndeshjen me qetësi, të jemi në ekuilibër gjatë gjithë kohës. I gjithë kontigjenti që është në dispozicion do të japë 100% nga vetja”, ka thënë Daja në konferencë për media.

Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen zhvillohet ditën e enjete në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë, nga ora 18:45./IndeksOnline/