11:58 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Daja” i Grabovcit jep dorëheqje nga udhëheqja e QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se drejtori i deritashëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme.

Ismaili e ka falënderuar Gjocajn për punën e deritashme ndërsa ka paralajmëruar plotësimin e shpejt të pozitës së drejtorit të ri të QKUK-së.

Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shëndetësia ka nevojë për reforma të thella të cilat tashmë kanë filluar.

“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar.  ”, ka shkruar Ismaili.

Gjocaj ishte përmendur nga Adem Grabovci në bisedat telefonike me presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në bisedat e përgjuara, Grabovci i referohet atij si: “Daja”. /AktivPress