19:07 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Daja, kemi një ndeshje të vështir, por ne nuk do të futemi të dorëzuar

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Zalgirisit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Tekniku shqiptar tha se do skuadra e Ballkanit do të ketë një ndeshje të vështirë, por që ekipi i tij nuk do të futen të dorëzuar në ndeshje.

’’Kemi një ndeshje të vështirë, kjo jo për faktin që ekipi kundërshtar është në vazon e pare, për shkak të eksperiencës që ka në kompeticionet evropiane, është një skuadër që ka fituar disa tituj në kampionatin lituanez, me tituj në kampionat, në kupa dhe superkupa, e shton vështirësinë fakti që janë në periudhë gare dhe kanë ritmin e ndeshjes sepse janë në pikun e kampionatit atje dhe kane bere kampionat te mirë.

Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ne do të futemi të dorëzuar pavarësisht se e dimë se është hera e pare për shume lojtare qe marrin pjese ne te tilla kompeticione dhe direkt në eliminatore të Champions Ligës, por që jemi përgatitur që të japim më të mirën e mundshme, sigurisht me aq kohë sa kishim në dispozicion dhe me grupin e lojtarëve që pothuajse e kemi te plote.’’, tha Daja, transmeton Indeksonline.

Daja parashikoi edhe disa ndryshime në formacion në ndeshjen ndaj Zalgiris.

’’Natyrshëm që nuk mund të hyj në detaje sepse do t’ia prezantoja edhe kundërshtarit, por meqë ma bëtë pyetjen direkt, do të them që kemi vendosur që manovrën ta ndryshojmë pak sepse dihet që këto ndeshje janë ndeshje me eliminim dhe nuk janë si puna e kampionatit qe edhe po bëre një hap fals ke mundësi që ta rikuperosh rrugës dhe këtu të jepet mundësia dy here nga 90 minuta, kështu që duhet të jemi të kujdesëshem jo vetëm që do të tentojmë të sulmojmë por që duhet të mos humbasim në asnjë moment ekuilibrin sepse kundërshtari ka lojtar të shpejt dhe mund të na godasin, kështu qe kemi përdorur dy variante që do t’i prezantojmë nesër dhe shpresojmë që me zgjedhjen që kemi bërë, me strategjinë dhe manovrën që kemi përdorur edhe në ndeshjet miqësore dhe seancat stërvitore, të kemi gjetur atë më të mirën për të na quar drejt një rezultati pozitiv nesër ne ndeshjen e pare.’’, shtoi trajneri Ilir Daja.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris do të zhvillohet të martën në stadiumin ’’Fadil Vokrri’’, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00./Indeksonline/