19:56 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Daja nuk është i kënaqur me merkaton

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, sot është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me skuadrën e Zalgiris.

Ai në këtë konferencë foli për transferimet që janë bërë dhe pritet të ndodhin gjatë afatit kalimtar veror.

Tekniku shqiptar duke folur për tregun e transferimeve tha se një trajner asnjëjherë nuk është i kënaur me merkaton.

’’Hapi i parë i merkatos ka qenë që lojtarët kryesor që e quan Ballkanin drejt fitimit të titullit të parë historik për qytetin të rinovonin kontratat, pra që të mos kishim shumë rrjedhje nga formacioni bazë që kishim në kampionatin e kaluar sepse dihet që ekipi posedon lojtar me cilësi goxha të mira, do te përjashtoja vetëm në një lojtar që për shkak të zgjedhjes individuale, sepse klubi i ofroi të gjithë lojtarëve rinovim. Asnjëherë trajnerët nuk janë të kënaqur me merkaton por që neve si Ballkan do të na duhet të kemi një politik në dy kahe, një që të përforcohemi me lojtar element cilësor si lojtarët që kemi apo  ndoshta edhe ndonjë lojtar me cilësi më të mira, por që do ti hapim rrugën edhe disa lojtarëve të ri që në mënyre që Ballkani të ketë një politik jo afat shkurtër por që të mendoj edhe për vazhdimësinë në kampionat por edhe për vitet e ardhshme, kështu që mendojmë që kemi nevojë për merkato, por që duhet të jemi të kujdesshëm për të marr jo në sasi por në cilësi, tha Daja, transmeton Indeksonline.

Tutje, trajneri i Ballkanit foli edhe për mungesat që do ti ketë në ndeshjen e nesërme, ku futbollisti i vetë që do ti mungoj është Rustem Hoxha i cili së fundmi u nënshtrua një operacioni që do ta lë për disa muaj jashtë fushave.

“Përveç Rustemit, të cilit i uroi një rikthim sa më të shpejt pas operimit në gju, besoj që të gjithë kontingjentin e kemi në dispozicion. Të gjithë lojtarët që janë psikologjikisht, fizikisht, teknikisht dhe taktikisht të gatshëm për të përballur ndeshjen e nesërme. Besoj që do ta kemi grupin e plotë”, shtoi Daja.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris do të zhvillohet të martën në stadiumin ’’Fadil Vokrri’’, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00./Indeksonline/